Qindra mijëra turq protestuan në Stamboll të shtunën kundër burgosjes së kryebashkiakut Ekrem Imamoglu, rivali kryesor i Presidentit Tajip Erdogan, duke mbështetur demonstratat më të mëdha që Turqia ka parë në më shumë se një dekadë. Një letër nga Imamoglu u lexua në tubim mes brohoritjeve nga turma. "Unë nuk kam frikë, ju jeni me mua dhe pranë meje. Nuk kam frikë sepse kombi është i bashkuar. Kombi është i bashkuar kundër shtypësit", thuhet në letër.