Roja Bregdetare e Greqisë ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Ministria turke e Mbrojtjes, se ka shtyrë migrantët nga ishulli grek, Lesbos, në territorin turk. Më herët gjatë ditës, Ministria turke e Mbrojtjes publikoi në X një video të xhiruar me dron ku shfaqej Roja Bregdetare greke duke kryer një operacion. Ministria turke tha se anija greke po shtynte një anije me migrantë nga veriu i ishullit Lesbos drejt ujërave territoriale turke.