Të paktën 3 persona kanë mbetur të vrarë nga një sulm me dron I organizuar nga Turqi në veri të Irakut. Sipas medieve ndërkombëtare, sulmi I këtij 17 shtatori u ka kushtuar jetën 3 luftëtarëve të Njësive për rezistencën në Sinjar, një milici kjo e lidhur me Partinë Popullore të Kurdistanit. Lajmi është bërë I ditur nga burime irakiane të sigurisë, për agjencinë e lajme Reuters. Të njëjtat burime bëjnë me dije se luftëtarët e Njësive për REzistencë ishin duke lëvizur me një makinë në zonën e Sinjarit kur u goditën me dron.