Top News – Turqia, bombardues mbi Irak / Ofensivë e re kundër militantëve kurdë në vend
18/04/2022 12:08

Turqia ka nisur një ofensivë të re ajrore dhe tokësore kundër militantëve kurdë në veri të Irakut, tha të hënën ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar. Njësitë ushtarake dhe forcat speciale, të mbështetur nga një numër i paspecifikuar i avionëve dhe helikopterëve, janë përfshirë në ofensivën kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në rajonet Metina, Zap dhe Avashin-Basyan, që gjenden në veri të Irakut, tha Akar. PKK konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Kjo organizatë po kryen një kryengritje kundër shtetit turk që prej vitit 1984. Turqia vazhdimisht kryen sulme në Irak, ku PKK ka bazat dhe kampet trajnuese në rajonin Sinjar, që gjendet në kufi me Turqin. “Pilotët tanë me sukses kanë goditur strehimoret, shpellat, tunelet dhe depot e municionit që i përkasin organizatës terroriste”, tha Akar. Ai nuk tregoi se sa trupa janë përfshirë në këtë operacion, i cili, sipas Akar, nisi mbrëmjen e së dielës. Ministria e Mbrojtjes së Turqisë tha se operacioni nisi pasi u zbulua se PKK po planifikonte një sulm të shkallës së gjerë kundër Turqisë.

Top News- Evropa drejt luftës me SHBA? Nis ushtarë drejt Groenlandës për ta mbrojtur nga Trump
15/01 23:00
Top Channel/ Revolucion francez apo grusht shteti? Tre skenarët për Iranin
15/01 23:00
Top News- Avionët u ngritën por Trump anuloi sulmin ndaj Iranit në minutën e fundit, detajet
15/01 22:44
Top News- Dëbohet ish-ministri anti-shqiptar, konservatorët e largojnë nga radhët e tyre
15/01 22:44
Top Channel/ Armatoset Greqia, mbërriti anija luftarake “Belhara”
15/01 22:34
Top Channel/ Starmer dëbon ish-ministrin anti-shqiptar! Do t’i bashkohet Nigel Farage
15/01 19:59
Top Channel/ Trump kërkon marrjen e Groelandës, CNN publikon sondazhin: 75% e amerikanëve kundër
15/01 19:39
Top Channel/ Vizat e SHBA, shqiptarët që preken! Çfarë pasojash ka “bllokada” amerikane
15/01 19:37
Top Channel/ Trump akuzon Ukrainën për bllokim të paqes me Rusinë: Putin është gati për marrëveshje
15/01 19:35
Top Channel/ Trupat e 32 kubanëve të vrarë në Venezuelë, priten me ceremoni ushtarake në Havana
15/01 18:40
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Iran, Teherani mbylli për disa orë hapësirën ajrore
15/01 18:38
Top Channel/ Kërcënim me bombë në avionin e Turkish Airlines, bën ulje emergjente në Barcelonë
15/01 18:37
Top Channel/ Akuzohet si spiun, Shërbimi Federal dëbon diplomatin britanik nga Rusia
15/01 18:36
Top News- Zelensky dekoron Spiropalin në Kiev me Urdhrin e Lartë Shtetëror, falenderon shqiptarët
15/01 18:05
Top News – Spanja godet ‘Kartelin Ballkanik’. Sekuestrohen 2.5 tonë kokainë, 30 të arrestuar
15/01 16:54
Top News – 200 mijë satelitë në hapësirë / Frikëson Kina, po ndërton një ‘mega-konstelacion’
15/01 16:40
Top Channel/ “Bllokada” e SHBA: Punë pa kufizime, aplikim nënshtetësie:Çfarë janë vizat e emigrimit!
15/01 15:18
Top News – Trump po i bën presion Meksikës / NYT: Të lejojë trupat amerikane të luftojnë kartelet
15/01 14:47
Top News – ‘Bombë në bordin’ e Turkish Airlines / Panik në pistë, F-16 e shoqëruan mbi Mesdhe
15/01 14:44
Top News – SHBA sulmon Iranin 24 orët e ardhshme / Burime evropiane konfirmojnë, SHBA ‘zbraz’ bazat
15/01 13:57
DIGITALB DIGITALB