Top News- Turqia ble 20 avionë luftarakë, armatoset me ‘Typhoon’…fuqizohet akoma më shumë
27/10/2025 21:59

Turqia bleu nga Britania 20 avionë luftarakë, Eurofighter Typhoon, për 8 miliardë paund. Marrëveshjen e njoftoi zyra e kryeministrit britanik Keri Starmer ps takimit që ky I fundit pati me presidentin Erdogan në pallatin presidencial në Ankara. Në muajin korrik, Turqia dhe Britania kishin nënshkruar marrëveshje paraprake për blerjen e 40 avionëve Typhoon, të miratuar nga anëtarët e konsorciumit Eurofighter, përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën, dhe të përfaqësuar nga kompanitë Airbus, BAE Systems dhe Leonardo. Turqia po kërkon të përfitojë nga këta avionë luftarakë të avancuar për të mos mbetur mbrapa rivalëve rajonalë si Izraeli, i cili këtë vit ka kryer sulme në të gjithë Lindjen e Mesme. Turqia, e cila tani po gëzon marrëdhëniet më të ngrohta me Perëndimin në vitet e fundit, ka kërkuar të blejë Eurofighter dhe potencialisht edhe avionë amerikanë F-35, për ta mbështetur flotën e saj të vjetër, e cila përbëhet kryesisht nga avionë F-16. Evropa është drejtuar gjithnjë e më shumë nga Turqia - e cila e ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO dhe është eksportuese e madhe e dronëve luftarakë. Javën e kaluar, Reuters raportoi me burime se Turqia ishte pranë një marrëveshjeje për të marrë menjëherë 12 avionë Typhoon, megjithëse të përdorur, nga blerësit e mëparshëm, Katari dhe Omani, për t’i përmbushur nevojat e saj urgjente.

Top News – Bomba bërthamore në Ukrainë / Rusia akuzon Francën dhe Britaninë: Duan t’ia japin
24/02 17:20
Top Channel/ Vrasja e “El Mencho” në Meksikë dhe lista e re e trafikantëve më të kërkuar të drogës
24/02 15:44
Top Channel/ Përvjetori i luftës në Ukrainë, Rutte: “Ka nevojë për më shumë ndihma”!
24/02 15:29
Top Channel/ Krimi në SHBA në nivelin më të ulët historik? BBC verifikon Trumpin!
24/02 15:24
Top Channel/ Ekstradime nga Anglia/ Dy shqiptarë pranojnë kthimin për t’u përballur me drejtësinë
24/02 15:21
Top News – Trump ‘po lajthit’ me moshën…Shumica e amerikanëve të shqetësuar, sondazh i Reuters
24/02 15:15
Top News – Evakuohet në një vend të sigurt / Frikë për kryeministrin australian, kërcënim i panjohur
24/02 15:11
Top News – ‘El Menchon’ e ‘tradhëtoi’ e dashura / Takimi romantik çoi në vrasjen e bosit të drogës
24/02 15:06
Top News – Franca ‘bllokon’ krushkun e Trumpit / Ambasadori amerikan nuk ka akses në qeveri
24/02 14:45
Top News – Sulmon Iranin nga baza në Portugali/Avionët ulen e ngrihen, SHBA intensifikon aktivitetin
24/02 14:05
Top News – Brenda bunkerit të Zelenskit / Nga atje ai udhëhoqi përgjigjen ndaj pushtimit rus
24/02 14:00
Top News – Dronët, ‘mbretërit’ e fushës së betejës /‘Lanë pa punë’ tanket në 4 vite luftë në Ukrainë
24/02 13:00
Top News – Ukraina, 4 vite në këmbë / Zelenski: Putin ka dështuar, ne mbrojtëm pavarësinë
24/02 12:59
Top News – Rrëzohet helikopteri i ushtrisë / Bie mbi tregun e frutave, katër viktima në Iran
24/02 12:11
Top Channel/ Lufta në vitin e pestë, Ursula von der Leyen në Kiev: “Ne nuk do të tërhiqemi”!
24/02 12:06
Top Channel/ “Apokalips” bore në SHBA, anullohen mbi 5.700 fluturime: “Varroset” bregu lindor!
24/02 11:52
Top News- Shpërthim në stacionin e trenit në Moskë / Vritet një oficer policie, plagosen dy të tjerë
24/02 11:39
Top Channel/ 43 milionë euro, Polonia refuzon fondet e BE-së për mbrojtjen: “Nuk i duam”!
24/02 11:37
Top News – Nju Jorku ‘varroset’ nën dëborë / ‘Mbyllen’ miliona njerëz në shtëpi, stuhi masive
24/02 11:33
Top Channel/ 10%, hyn në fuqi tarifa globale e Trump-BBC: SHBA ka mbledhur 130 mld dollarë!
24/02 11:29
DIGITALB DIGITALB