Top News- Turqia armatos me raketa antitank Kosovën, sistemet në dorën e FSK, “çmendet” Vuçiç
06/01/2026 23:04

Kosova mori këtë të martë një tjetër dërgesë me sisteme raketore kundërtank OMTAS nga Turqia. Në një postim në Facebook, ministri në detyrë i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se kjo dërgesë ishte kontraktuar me prodhuesin shtetëror turk, Roktesan, në dhjetor të vitit 2023.“OMTAS [Orta Menzilli Tanksavar Silah] është një sistem modern raketor antitank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake”, shkroi Maqedonci ndërsa shtoi se rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve kundërtanke për Forcën e Sigurisë së Kosovës, synon “mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional”. Maqedonci nuk tregoi se sa sisteme pranoi Kosova, as sa kushtuan ato. Sipas uebfaqes së Roktesanit, OMTAS është efektiv ndaj mjeteve të blinduara dhe mund të përdoret edhe ditën edhe natën, pavarësisht kushteve atmosferike. Ky sistem ka rreze veprimi nga 0.2 deri në 4 kilometra dhe peshon 35 kilogramë (raketa së bashku me tubin lëshues). Sistemi ka një diametër prej 160 milimetrash dhe një gjatësi prej 1.8 metrash. Vitet e fundit Kosova e ka përshpejtuar armatosjen, duke blerë armë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara edhe nga Turqia, përfshirë raketa dhe dronë.

Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
Top News – Kriza politike penalizoi Kosovën. Raporti i Freedom House-Progresi i lirive u paralizua
19/03 10:29
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top News- Historia makabre nga Kosova, prindërit monstër rrahin e keqtrajtojnë të miturin
18/03 20:06
DIGITALB DIGITALB