Financial Times raporton se lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit ka rishkruar ekuilibrat e fuqisë në Lindjen e Mesme, duke sjellë një Izrael të guximshëm që kërkon të ripërcaktojë rajonin, një regjim iranian të dobësuar që lufton për të mbijetuar dhe një SHBA ngurruese për t’u zhytur në një tjetër konflikt të zgjatur. Por pasoja më e rrezikshme mund të mos vijë nga përplasjet me Iranin, por nga një rivalitet gjithnjë e më i ashpër mes Izraelit dhe Turqisë.