Seanca gjyqësore për ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave, Faruk Ozer, është shtyrë për të katërtën herë. Shkak u bë kërkesa nga avokati Klodian Skënderi për përjashtimin e gjyqtarit. Gjyqtari Elis Dine nuk u shpreh pas konkluzioneve përfundimtare që dha këtë të hënë Prokuroria, pasi është duke u shqyrtuar kërkesa për përjashtimin e tij. Avokati i tij mbrojtës ende nuk e ka depozituar kërkesën me shkrim për shkarkimin e gjyqtarit të çështjes ndërsa mësohet se këtë të hënë është afati i fundit. Ai kërkon mos ekstradimin e Faruk Ozer në Turqi pasi I rrezikohet jeta.