Një 24-vjeçar anglez u arrestua nga seksioni i narkotikëve në Vlorë pasi u kapë me drogëra të forta. I riu u prangos teksa po lëvizte me një makinë në qytetin bregdetar. Operacioni për kapjen e tij u organizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e agjentëve të antidrogës.