2 kosovarë dhe një francez u arrestuan në Shëngjin pasi shisnin doza të ndryshme lëndësh narkotike. Po ashtu u shpall në kërkim dhe një tjetër po nga Kosova. Në pranga përfunduan Altin Gashi, Ermal Tahiri, dhe Salim Bouyaiche. Tre të ndaluarit në bashkëpunim dhe me Ardian Gashin që ende nuk është kapur, vepronin në zona të frekuentuara me turistë në këtë zonë ku shisnin dogra të ndryshme në doza të vogla. Operacioni I koduar Kamuflimi u krye pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.