Në Tiranë tre kompani holandeze, daneze dhe spanjolle prezantuan idetë për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës në një konkurs ndërkombëtar. Në fjalën e mbajtur gjatë eventit, kryeministri Edi Rama u ndal në rëndësinë që merr Vjosa jo vetëm për ta ruajtur por edhe kthyer në një atraksion turistik me qëllim zhvillimin e zones. Kryeministri tha se Shqipëria ka nevojë që të tërheqë turizmin e luksit, por gjtihmonë duke respektuar natyrën.