Një turist polak ka ndërruar jetë sot në një hotel në Vlorë. Top News mëson se turisti është gjendur i vdekur në pishinën e hotelit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe se cili ka qenë shkaku i vdekjes. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen të gjitha veprimet hetimore.