Top News – Turistët u nisën për udhëtim/ Rrëzohet aeroplani, asnjë i mbijetuar
07/08/2021 09:15

Gjashtë persona humbën jetën, pasi një aeroplan u rrëzua në juglindje të Alaskës. Një rojë bregdetare pranë zonës ku ndodhi ngjarja e rëndë, u shpreh se aeroplani u gjet në rrënoja rreth orës 2:37 të pasdites. Ai tha se gjatë kohës së përplasjës, kishte shumë mjegull dhe biente shi I lehtë, për pasojë aeroplani ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.