Në zonën e Shën Andreut në Palasë, disa turistë të cilët kishin dal në det me mjet lundrues po rrezikonin mbytjen për shkak të dallgëve dhe u ndihmuan nga poicia kufitare e Vlorës. Ata u njoftun për një grup turistësh që rrezikonin të mbyteshin për shkak të kushteve të vështira në det dhe bënë të mundur shoqërimin e turistëve në mënyrë të sigurt në breg dhe ankorimin e mjetit të tyre lundrues në molin e Palasës.