Sektori i turizimit po sjell të ardhura shtesë në ekonomi, por informaliteti në shërbimet hoteliere, apo strukturat akomoduese penalizon bashkitë nga arkëtimi i taksës së netqëndrimeve dhe keqorienton të dhënat zyrtare të INSTAT mbi qëndrimin real të të huajve në vend. Një raport i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim tregon se të ardhurat e mbledhura nga bashkitë nga hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese të pushuesve janë ndjeshëm nën potencialin real dhe parashikimet vjetore.