Gjykata e Vlorës vendosi arrest me burg për katër shtetasit rumunë. Ata dolën për t’u njohur me masën e sigurisë këtë të enjte, të mbrojtur nga avokatë të caktuar kryesisht. Shtetasit rumun u ndaluan nga blutë e Vlorës tre ditë më parë si rezultat i aksionit policor "Kamper" në të cilin policia sekuhestroi 260 kg lëndë narkotike hashash.