Turizmi dhe eksplorimi i maleve në Valbonë, përfundoi në tragjedi për një turist gjerman, i cili së bashku me dy miqtë e tij kishin ardhur në Shqipëri për të vizituar bukuritë tona natyrore. 30 vjecari gjerman, identiti i të cilit nuk u bë publik nga policia, ra ra një humnerë, në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”. Policia bëri me dije se turistët po ngjiteshin në një shkëmb të thepisur me dëborë, kur 30 vjecari rrëshqiti dhe si pasojë humbi jetën.