Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa do të nisë një tur vizitash në vendet e ballkanit, që i paraprin pjesëmarrjes së tij në Komunitetin Politik Europian, që mbahet më 16 maj në Tiranë. Siç njoftohet publikisht nga zyra e Këshillit, Presidenti Costa do të theksojë rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të ritmit të rinovuar në procesin e zgjerimit dhe në marrëdhëniet e BE me Ballkanin Perëndimor.