Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet që po kryhen në tunelin e Llogorasë, të cilat janë drejt përfundimit. Teksa dhe pak javë na ndajnë nga hapja e tunelit, kreu i qeverisë Edi Rama shprehet se po vijon puna për finalizimin e tij. Tuneli i llogorasë do të ketë katër korsi dhe do të lidhë rrugën Orikum-Dukat me Palasë-Dhërmi.