Tuneli i Llogarasë do të hapet më 5 korrik. Lajmi e ka dhënë Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale me shënimin e shkurtër: “Tuneli i Llogarasë, 5 korrik”. Në total ky projekt kushton rreth 200 milionë, ndërsa është një investim infrastrukturor që konsiderohet si ndër më të rëndësishmit për jugun e vendit dhe sidomos turizmin.