Top News/ Tufa dronësh e raketash mbi Kiev / Të gjithë në bunkerë, sirenat e alarmit nuk ndalen
13/11/2024 11:57

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka raportuar shpërthime në qytet, ndërsa kryeqyteti ukrainas u përball me një sulm të ri rus me raketa dhe dronë mëngjesin e të mërkurës. “Më shumë dronë po vijnë mbi kryeqytet. Rreziku nga raketat vazhdon. Mos dilni nga strehimet”, shkroi Klitschko në Telegram. Forcat ajrore ukrainase paralajmëruan më herët se një tufë dronësh dhe raketash ruse ishin nisur drejt Kievit dhe lëshuan alarmin për sulme ajrore në mbarë shtetin. “Presidenti rus, Vladimir Putin aktualisht po kryen sulme me raketa ndaj Kievit”, shkroi në Telegram, Andriy Yermak, shefi i stafit i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Rusia ka intensifikuar shumë sulmet me dronë mbi Ukrainë këto kohë. Më shumë se 2000 dronë u lëshuan mbi vend në tetor, sipas shtabit të përgjithshëm të Ukrainës, një shifër kjo rekord gjatë luftës. I njëjti raport thotë se Rusia lëshoi 1,410 drone në shtator dhe 818 në gusht. Dhe duket se kjo është pjesë e një hovi të ri të forcave ruse. Ato po përparojnë përgjatë vijës së frontit në lindje të vendit. Trupat e Koresë së Veriut i janë bashkuar luftës në anën e Moskës. Dhe me zgjedhjen e Donald Trump për një mandat të dytë si president i SHBA-së, forcat e lodhura nga lufta të Ukrainës po përballen me mbështetjen e pasigurt nga donatori i tyre më i madh ushtarak. Shumica e dronëve rusë që bien mbi Ukrainë janë Shahidë nga Irani. Rusia gjithashtu ka filluar të lëshojë edhe dronë të rremë, pa asnjë ngarkesë shpërthyese, me qëllim që të ngatërrojë njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe t'i detyrojë ato të shpërdorojnë municione. Krahasuar me raketat, dronët janë shumë më të lirë për t'u ndërtuar, më të lehtë për t'u lëshuar dhe të dizajnuara për të ulur moralin.

Top Channel/ Vidhnin makina jashtë shtetit dhe i trafikonin në Shqipëri, nën hetim 2 persona
04/04 10:40
Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04 19:59
Top Channel/ Vlorë, vritet në sherr 63-vjeçari! I lënduar mbeti dhe djali i tij, në mars…
03/04 19:55
Top Channel/ “Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë:Prokurorët…
03/04 19:54
Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15