Teksa kryeministri Rama ka zhvilluar këtë të hënë tryezën për rrugëtimin e Shqipërisë në negociatat me BE, kryedemokrati Sali Berisha përmes një daljeje për mediat nga selia blu e cilësoi si një akt propagandistik dhe të turpshëm. Sipas tij, Rama ka marrë vendime për interesa personale, duke dëmtuar shqiptarët dhe të ardhmen europiane të vendit.