Shqipëria, si një pjesë e mirë e vendeve të Evropës ka të parashikuar në legjislacion mbrojtjen me truproja të personaliteteve të lartë shtetërore. Garda e Republikës, sipas të dhënave që disponon Top Neës mbron 109 persona, ku përfshihen personalitete të rëndësishme të vendit dhe familjarë të tyre, duke filluar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryetari i opozitës, Lulzim Basha e deri tek kryetarja e kuvendit, apo edhe kryetari i kontrollit të lartë të shtetit.