Prokuroria e Kurbinit përfundoi hetimet dhe coi për gjykim dosjen e ish agjentit të policisë Jeton Lamit, nën akuzën e "Shpërdorimit të Detyres". Pas 6 muajsh, organi i akuzës përfundoi hetimet sa i përket lidhjes që ish agjenti kishte me të shumëkërkuarin e policisë Ervis Martinaj.