Hekuran Marku, ish truproja i ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi Apeli i Posacëm la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posacme antikorrupsion, e cila e dënoi atë me 8.8 vite burg. Marku u arrestua në Gjermani, në gusht të vitit 2021, vetëm dy muaj pasi u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posacme antikorrupsion, për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal, në kuadër të operacionit Shpirti.