Trupi i Alexey Navalny i është dorëzuar nënës së tij, pas më shumë se një javë pasi ai ndërroi jetë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh. “Trupi i Alexey iu dorëzua nënës së tij. Shumë faleminderit për të gjithë ata që e kërkuan këtë me ne”, ka postuar Yarmysh në rrjetet sociale.