Qeveria zgjati afatin e pjesëmmarrjes së forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të KFOR-it në Kosovë, deri më 31 dhjetor të vitit 2027. Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, këtë të mërkurë, u vendos të rritet dieta për ditët e qëndrimit që do të përfitojnë ushtarakët e forcave të armatosura krahas pagës mujore. Dieta rritet nga gjashtë mijë lekë në ditë në dymbëdhjetë mijë lekë.