Shefi i mbrojtjes së Letonisë, Leonids Kalnins, ka thënë të martën se qëllimi i njerëzve që sulmuan trupat letoneze të KFOR-it në veri të Kosovës ishte që të ulnin numrin e patrullave të paqeruajtësve. Në një intervistë për “Baltic Times”, Kalnins nuk beson se pas këtij sulmi është rritur niveli i kërcënimeve ndaj paqeruajtësve letonezë.