Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mohuar edhe zyrtarisht zërat për një tërheqje të trupave të tyre nga misioni i KFOR-it në Kosovë. Departamenti i Shtetit iu përgjigj pyetjeve të adresuara nga Radio Evropa e Lirë, duke thënë se të paktën për momentin nuk do të ketë asnjë ndryshim të forcave paqeruatjëse amerikane.