Ka shkuar në mbi 1000 numri i jetëve të humbura si pasojë e tërmetit të mëngjesit të së mërkurës në juglindje të Afganistanit. Siç bën me dije Instituti Sizmologjik Mesdhetar Evropian magnituda e tërmetit ishte 6,1 ballë, ndërsa thellësia rreth 51 kilometër. Sipas të njëjtit institucion, lëkundjet u shtrinë në një zonë prej rreth 500 kilometrash dhe u ndien edhe në Pakistan dhe Indi. Të paktën 119 milionë persona kanë qenë në gjendje që të ndiejnë lëkundjet sizmike që shkaktuan një tragjedi në vendin e varfër të qeverisur nga talibanët.