Top News – Trumpit i humbet durimi me Putinin / Vance dhe Rubio në një linjë, ashpërsojnë gjuhën
25/09/2025 13:13

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i kanë bërë jehonë qëndrimit të ri, më të ashpër, të presidentit Donald Trump kundër Rusisë, duke e akuzuar Moskën se nuk po bën mjaftueshëm për t’i dhënë fund luftës dhe për të ndaluar vrasjet në Ukrainë. Vance tha se Trumpi “mendon se ata nuk po bëjnë mjaftueshëm në tavolinën e bisedime për t’i dhënë fund luftës... Nëse rusët nuk pranojnë të bisedojnë me mirëbesim, mendoj se do të jetë shumë, shumë keq për vendin e tyre”. Ndërkohë, Rubio u takua me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku përsëriti thirrjen e Trumpit “për t’i dhënë fund vrasjeve dhe nevojën që Moska të ndërmarrë hapa domethënës drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme të luftës Rusi-Ukrainë”. Lavrovi u përgjigj duke thënë se ka “interes të përbashkët për të gjetur zgjidhje paqësore” për luftën në Ukrainë. Por, ai përsëriti nevojën e Moskës për t’i “eliminuar shkaqet rrënjësore të konfliktit ukrainas”. Kjo është gjuha e Kremlinit për të vendosur kufizime mbi fuqinë ushtarake të Ukrainës dhe një zotim që ajo të mos i bashkohet NATO-s. Këto janë vetëm disa nga kërkesat e shumta historike të Moskës, shumica e të cilave janë të papranueshme për Kievin dhe Perëndimin. Ndërkohë, në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e hodhi poshtë pretendimin se Ukraina mund ta rimarrë të gjithë tokën e saj të pushtuar, duke thënë se “ideja se Ukraina mund të rikthejë diçka është e gabuar”.

Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47