Top News- Trump ultimatum me raketa Iranit: Dorëzim pa kushte, ose…
06/03/2026 22:41

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar Iranit të dorëzohet pa kushte. Kwrkesa vjen një javë pasi SHBA e Izraeli nisën bombardimet kundër Iranit. Trumpi i bëri këto komente në rrjetet sociale vetëm disa orë pasi presidenti i Iranit njoftoi se disa vende të paidentifikuara kishin filluar përpjekjet për ndërmjetësim, duke dhënë shenja për një nismë diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit. “Nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Iranin përveç DORËZIMIT TË PAKUSHTËZUAR”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Trump tha se pas kapitullimit të Republikës Islamike, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të punojnë për ta rikthyer Iranin “nga pragu i shkatërrimit, duke e bërë ekonomikisht më të madh, më të mirë dhe më të fortë se kurrë më parë”. Ai e mbylli mesazhin me një slogan të ri — “Ta bëjmë Iranin madhështor sërish!” - një variant i sloganit të tij politik “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”. Në fillim të luftës, të cilën Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e nisën më 28 shkurt, Trump kishte përmendur mundësinë e bisedimeve, por si në shumë çështje të tjera lidhur me konfliktin, prej atëherë ai ka ndryshuar qëndrim dhe tani është kundër bisedimeve. “Ata po telefonojnë, po thonë: ‘Si mund ta bëjmë një marrëveshje?’ Unë u thashë: ‘Jeni pak vonë’. Ne duam të luftojmë tani më shumë se ata”, tha Trump të enjten gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02