Donald Trump pretendon se e gjithë ndalesa e tij në godinën e Kombeve të Bashkuara, që nga hyrja për mbajtjen e fjalimit deri edhe tek vetë fjalimi është sabotuar qëllimisht nga organizatorët. Ai foli për tre incidente, që i konsideroi të turpshme dhe tha se janë të qëllimshme. “Në fillim shkallët lëvizëse që nuk punonin, teksa unë do të ngjitesha në sallën e fjalimeve. Ky ishte sabotazh, pasi ashtu siç raportoi London Times ka përgjime të punonjësve të OKB duke bërë shaka për fikjen e shkallëve lëvizëse. Personat përgjegjës për këtë duhet të arrestohen”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth.