Qasja diplomatike e Uashtingtonit po ndryshon. Politika e re e jashtme e administratës së Donald Trump, u bë me dije gjatë mbledhjes së asamblesë parlamentare të NATO-s, në Dayton, Ohio; ku zëvnedëssekretari i shtetit, Christopher Landau deklaroi se do të kenë përfshirje me shtetet e tjera, vetëm ku ajo të jetë e dëshirueshme apo e justifikuar.