Presidenti francez, Emmanuel Macron mirëpriti presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në Pallatin Elysée në Paris, përpara rihapjes historike të Katedrales Notre-Dame pesë vjet pasi ajo u shkatërrua nga zjarri. Kjo është hera e parë që një udhëheqës i huaj pret Trumpin që nga fitorja e tij në nëntor dhe shënon gjithashtu udhëtimin e parë të presidentit të zgjedhur amerikan jashtë vendit pas zgjedhjeve.