Top News – Trump, Putin e Zelenski në tryezë / Presidenti ukrainas propozon një takim trepalësh
28/05/2025 14:45

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një takim trepalësh paqeje me Donald Trumpin dhe Vladimir Putinin në një përpjekje të re të guximshme për të ndaluar pushtimin trevjeçar të Rusisë. Në komentet që pritet të shkaktojnë tronditje në qarqet diplomatike, Zelensky u tha gazetarëve se është i hapur për 'çdo format', përfshirë një takim dramatik trepalësh me udhëheqësit rusë dhe amerikanë, pasi Kremlini refuzoi kategorikisht thirrjet e mëparshme për bisedime të drejtpërdrejta. 'Nëse Putini nuk ndihet rehat me një takim dypalësh, ose nëse të gjithë duan që të jetë një takim trepalësh, nuk më shqetëson. Jam gati për çdo format', tha Zelensky. Udhëheqësi ukrainas tha se ishte 'gati' për një takim me Trump dhe Putin dhe gjithashtu i kërkoi Uashingtonit të godiste Moskën me një paketë sanksionesh të ashpra në sektorin e saj bankar dhe të energjisë. Por Kremlini ka deklaruar se takimi Putin-Zelensky-Tump do të jetë i mundur vetëm pasi të jetë arritur një marrëveshje "konkrete" Ukrainë-Rusi. Oferta vjen ndërsa tensionet midis Moskës dhe Uashingtonit janë rritur sërish, me Presidentin Trump që thuhet se po acarohet gjithnjë e më shumë që Zelensky dhe Putin nuk po arrijnë një marrëveshje. Ndërkohë, Putini hodhi poshtë një takim të propozuar ballë për ballë me Zelenskyn në Turqi në fillim të këtij muaji, me Kremlinin që këmbëngul se nuk do të ketë asnjë takim nëse nuk arrihet më parë një "marrëveshje". I palëkundur, Zelensky tani po i bën thirrje drejtpërdrejt Uashingtonit për një valë të re sanksionesh shkatërruese që synojnë sektorët e energjisë dhe bankave të Rusisë, sistemin që mban në këmbë makinën e luftës së Kremlinit.

Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19