Ambasadori I ri I Serbisë në SHBA, Dragan Shutanovac, I ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa e ka ftuar edhe për një vizitë në Beograd. Përmes një postimi, Shutanovac bën me dije se gjatë takimit ne Trump u diskutua për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, përfshirë bashkëpunimin në energji, inteligjence artificiale, infrastrukture dhe mbrojtje. Këta sektorë, sipas tij, përfaqësojnë potencial për investime konkrete por edhe për lidhje më të thella mes institucioneve dhe kompanive të të dyja vendeve.