Në aferën e rrjedhjes skandaloze të planeve të luftës nga ana e administratës amerikane, vetë presidenti Donald Trump, ka mbështetur vartësit e tij por ka përforcuar edhe qëndrimin e zëvendësit JD Vance në lidhje me evropianët. “Jam dakord me të, janë parazitë, kanë qenë të tillë prej vitesh”, tha Trump pasi zëvendës presidenti amerikan, raportohet se kishte thënë në grupin e bisedës në aplikacionin Signal se urrente të ndihmonte evropën dhe e quante atë patetike.