Top News – Trump paralajmëron Izraelin: Ndalu tani! Nuk do të lejoj aneksimin e Bregut Perëndimor
26/09/2025 11:39

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se nuk do ta lejojë Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor, duke kundërshtuar thirrjet e disa politikanëve të ekstremit të djathtë në Izrael që duan të zgjerojnë sovranitetin mbi tokën palestineze dhe të shuajnë shpresat për një shtet palestinez. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është përballur me trysni të madhe nga disa aleatë brenda koalicionit qeverisës për të aneksuar Bregun Perëndimor, gjë që i ka shqetësuar liderët arabë, disa prej të cilëve u takuan të martën me Trumpin në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. “Unë nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor. Jo, nuk do ta lejoj këtë. Nuk do të ndodhë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. “Mjaft është mjaft. Ka ardhur koha të ndalet tani”, shtoi ai. Franca, Britania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia janë ndër vendet që kanë njohur shtetin palestinez ditët e fundit, pjesërisht për të mbajtur gjallë mundësinë e një zgjidhjeje me dy shtete. Izraeli e ka dënuar vendimin e tyre për njohjen e shtetit palestinez. Ndërkohë, Netanyahu ka mbërritur në Nju Jork për të mbajtur një fjalim në Kombet e Bashkuara. Zyra e Netanyahut tha se kryeministri do t’i përgjigjet deklaratës së Trumpit sapo të kthehet në Izrael.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58