Top News – Trump ‘paqebërësi’ dështon sërish / Plas lufta mes Tajlandës dhe Kamboxhias, sulme ajrore
08/12/2025 13:14

Tajlanda ka kryer sulme ajrore mbi Kamboxhiaa të hënën, tha ushtria e vendit, ndërsa të dyja palët kanë këmbyer akuza për shpërthimin e fundit të luftimeve në kufirin e kontestuar që la të vrarë një ushtar tajlandez. Pasi trupat e Kamboxhias hapën zjarr mbi forcat tajlandeze të hënën në mëngjes, “ushtria mori raportime se ushtarë tajlandezë u sulmuan me armë zjarri, cka rezultoi në një ushtar të vrarë dhe katër të plagosur”, tha zëdhënësi i ushtrisë tajlandeze. Ai shtoi se Tajlanda ka “përdorur avionët luftarakë për të goditur shënjestra ushtarake në disa zona”. Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes të Kamboxhias, tha në anën tjetër se forcat tajlandeze nisën një sulm ndaj forcave mëngjesin e së hënës, duke akuzuar Tajlandën se ka hapur zjarr me tanke mbi një tempull dhe në zona afër tij. Ajo tha se Kamboxhia nuk iu kundërpërgjigj këtyre sulmeve. Të dyja palët raportuan për përleshje edhe të dielën, teksa ushtria e Tajlandës raportoi për dy ushtarë të plagosur. Gjatë kësaj vere, përleshjet pesëditore mes Tajlandës dhe Kamboxhias lanë të vrarë 43 persona dhe zhvendosën rreth 300 mijë të tjerë, para se të hynte në fuqi një armëpushim. Ndërprerja e luftimeve u ndërmjetësua pjesërisht nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Malajzia. Në tetor, presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi një deklaratë të përbashkët mes Tajlandës dhe Kamboxhias, duke promovuar marrëveshje të reja tregtare me këto dy vende pasi ato u pajtuan që të zgjasnin armëpushimin. Por, Tajlanda e pezulloi marrëveshjen muajin e kaluar, pas shpërthimit të dyshuar të një mine toke që la të plagosur disa ushtarë.

Top News – Trump del garant. Izraeli nuk do përdorë armët bërthamore ndaj Iranit
16/03 23:00
Top News – 75 mijë trupa kundër karteleve. Ekuadori nxjerr ushtrinë kundër bandave të drogës
16/03 22:00
Top News – Sistem antidron britanik kundër Iranit. Londra mendon testimin në Lindjen e Mesme
16/03 21:00
Top News- 400 mln fuçi nafte nga rezervat. IEA gati të ndërhyjë, Irani: Hormuzi, mbyllur për armiqtë
16/03 20:00
Top News – Britania nuk bashkohet në luftë / Starmer: Hapja e Ngushticës së Hormuzit s’është e lehtë
16/03 15:27
Top News – Tregoni vuajtjet e luftës…! Papa, thirrje mediave: Mos amplifikoni propagandën
16/03 15:18
Top Channel/ Ozempic shkëput kockat? Studimi: Ilacat GLP-1, ndikim edhe tek nyjet!
16/03 15:02
Top Channel/ Njerëzit e vështirë ju plakin, studimi: Trupi, plakje shtesë biologjike cdo vit!
16/03 15:01
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:55
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:49
Top News – Raketa bie mbi makinë, vdes shoferi / Aeroporti i Dubait në flakë, kaos në udhëtime
16/03 14:22
Top News – Luftanijet britanike do fundosen nga Irani / A do t’i nisë Starmer drejt Hormuzit?
16/03 14:20
Top News – E merr Hormuzin me 2500 marinsa / Trump sjell ‘911’ e Amerikës, ‘do çlirojnë’ ngushticën
16/03 14:14
Top News – Ngjitja e Polonisë nga gërmadhë post-Komuniste në një nga 20 ekonomitë e mëdha të botës
16/03 14:13
Top News – Pse Franca po blindon Lindjen e Mesme / Macron po përgatitet për bisedimet e pasluftës
16/03 12:30
Top News – Trump kërcënon NATO-n / ‘E ardhme shumë e zymtë nëse nuk ndihmon në Hormuz’
16/03 12:21
Top Channel/ Bie fertiliteti në Europë, por Shqipëria mes “më të mirëve”!
16/03 12:10
Top News – Fushatë elektorale në sauna / Djersitje dhe politikë ndryshe në Kopenhagen
16/03 12:02
Top News – Kuba e ka radhën pas Iranit / Trump thotë se bisedimet vazhdojnë, veprim më vonë
16/03 11:57
Top Channel/ Trump paralajmëron NATO-n: “Do e keni punën pisk po s`na ndihmuat me Hormuzin”!
16/03 11:18
DIGITALB DIGITALB