Sipas një njoftimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen të hënën në Londër për të zhvilluar bisedime të mëtejshme tregtare. Delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga ministri i Financave, Scott Bessent, ministri i Tregtisë Hoëard Lutnick dhe i ngarkuari për Tregtinë Jamieson Greer, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Presidenti i SHBA-së u shpreh me optimizëm: "takimi pritet të shkojë shumë mirë".