Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar Kongresin amerikan për planin e riorganizimit të Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID dhe t’i ndërpresë disa funksione që nuk janë në përputhje me prioritetet e administrates së Donald Trump. Lajmin e ka thënë të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Në një komunikatë të lëshuar nga Rubio është thënë se USAID-i “i është larguar misionit prej kohësh dhe si rezultat, përfitimet kanë qenë shumë të vogla dhe shpenzimet kanë qenë shumë të larta”.