Top News – Trump ‘ligjëron’ Hamasin / ‘Dritë jeshile’ për sigurinë e brendshme në Gaza
13/10/2025 14:59

Presidenti amerikan Donald Trump, sugjeroi se Hamasit i është dhënë drita jeshile për operacionet e sigurisë së brendshme që po kryen në Rripin e Gazës, duke thënë se grupi dëshiron "të ndalojë problemet" dhe "ne i dhamë miratim për një periudhë kohore". Grupi militant palestinez, i cili duhet të çarmatoset dhe t'i japë fund sundimit të tij në Gaza sipas propozimit të Trumpit për fundin e luftës, ka vendosur forca të sigurisë së brendshme në pjesë të Rripit të Gazës që kur një armëpushim hyri në fuqi të premten, duke thënë se synon të ndalojë paligjshmërinë dhe plaçkitjet dhe të parandalojë një boshllëk sigurie. I pyetur nga një gazetar në bordin e Air Force One në lidhje me raportet se Hamasi po e institucionalizonte veten si një forcë policore dhe po qëllonte rivalët, Trump tha se "ata duan të ndalojnë problemet dhe kanë qenë të hapur për këtë dhe ne u dhamë miratim për një periudhë kohore". "Keni afër 2 milionë njerëz që kthehen në ndërtesat që janë shkatërruar dhe shumë gjëra të këqija mund të ndodhin. Pra, ne duam që të jetë një kthim i sigurt. Mendoj se do të jetë mirë por nuk e dimë me siguri", tha Trump. Pjesa më e madhe e Gazës është shndërruar në një gërmadhë gjatë luftës të shkaktuar nga sulmet e Hamasit në Izrael, më 7 tetor 2023. Forcat e sigurisë së Hamasit janë përleshur me anëtarët e një klani në Qytetin e Gazës gjatë dy ditëve të fundit. Ministria e Brendshme e Hamasit lëshoi një deklaratë të dielën duke ofruar një amnisti për njerëzit që tha se ishin bashkuar me bandat e jashtëligjshme përgjegjëse për vjedhjen e ndihmës humanitare dhe plaçkitjen, me kusht që të mos ishin të përfshirë në gjakderdhje. Në një raportim të së hënës, u tha se forcat e Hamasit kanë vrarë 32 pjesëtarë të një bande në qytetin e gazës, në një fushatë sigurie të nisur pas hyrjes në fuqi të armëpushimit. Në operacion po ashtu u arrestuan 24 persona dhe 30 të tjerë t plagosën tha një zyrtar i sigurisë së hamasit. Ai nuk e identifikoi bandën e përfshirë, megjithëse ka disa klane në Gaza të cilat prej kohësh janë parë si rivalë të Hamasit. E ndërsa pengjet izraelite po liroheshin të hënën, hamasi vendosi luftëtarët e tij në Gaza, në një shfaqje të dukshme force. Pamjet tregonin dhjetëra luftëtarë të Hamasit të rreshtuar në një spital në gazën jugore dhe një prej tyre mbante stemën e krahut të armatosur të Hamasit, Brigadave Qassam.

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45