Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u nxor në mënyrë të papritur nga salla e konferencës së shtypit në Shtëpinë e Bardhë. Trump u nxor jashtë sallës nga anëtarët e sigurimit në Shtëpinë e Bardhë për tu rikthyer pak minuta më vonë. Ai tha se mesa kishte kuptuar, i dyshuari kishte qenë i armatosur. “Pati të shtëna jashtë Shtëpisë së Bardhë. Duket se (situata) është krejtësisht nën kontroll…Por pati një goditje me armë dhe dikush është dërguar në spital. Nuk e di se si është ai person”, tha ai. “Ju u befasuat dhe unë gjithashtu u befasova”, u tha presidenti gazetarëve, kur u rikthye. Ai tha se ishte çuar në Zyrën Ovale, pasi u nxorr nga salla e shtypit. “Dua të falenderoj Shërbimin Sekret. Janë të mrekullueshëm”, tha zoti Trump në përgjigje të njoftimeve se i dyshuari mesa duket ishte i armatosur. “Ndoshta ‘të shtënat’ nuk kishin të bënin aspak me mua”, shtoi ai.