Top News/ Trump kryeson sondazhet/ Biden zhgënjen në debatin e parë presidencial
28/06/2024 20:26

Debati i parë mes Biden dhe Trump në Atlanta solli zhgënjim në radhët e demokrateve të cilët humbën shumë pikë krahasuar me republikanët. Një sondazh I CNN, tregoi se përpara debatit 55% e votuesve të regjistruar ishin të mendimet se Trump do të performonte më mirë se Biden. Por në fund shifrat u ndryshuan pasi 67% prej tyre u rreshtuan në krah të Trump dhe vetëm 33% në favor të Biden. Presidenti demokrat Joe Biden dhe rivali i tij republikan Donald Trump kritikuan ashpër njëri-tjetrin për çështjen e ekonomisë, abortit, imigracionit dhe politikës së jashtme. Votuesit amerikanë për herë të parë në historinë patën mundësi të shikonin një debat mes dy kandidatëve të moshuar. 81-vjeçari Joe Biden dhe 78-vjeçari Donald Trump bën një numër të madh gabimesh gjatë përballjes. Zëri I ngjirur dhe ngatërrimi I fjalëve nga ana e Biden bëri që Trupm ta sulmonte atë gjatë gjithë kohës. Por shtëpia e bardhë e justifikoi presidentin me argumentin se ai ishte me grip. Ekonomia, ishte ngatërresë për të dy kandidatët pasi bën një numër të madh gabimesh me shifrat dhe faktet. Nga më shumë se 15 milionë vende të reja pune të hapura gjatë mandatit që pati, Biden tha se kishte krijuar 15 mijë të tilla. Ndërkohë Trump tha se ekonomia amerikane ishte gati të fillonte të paguante borxhin e saj kombëtar përpara pandemisë së Covid-19. Por, deficiti buxhetor po rritej gjatë mandatit të zoti Trump, sepse shkurtimi i taksave në vitin 2017, një ligj që e kishte mbështetur ai, nuk ndihmoi SHBA-në në uljen e deficitit ashtu siç kishte premtuar ai. Përplasje shkaktoi dhe lufta në Ukrainë dhe ajo në Gaza, ku Trump tha se asnjëra prej tyre sdo të kishte ndodhur nëse ai do të kishte qenë President si dhe akuzoi Biden se nuk respektohet pasi është jo serioz.

Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31
Top News – Izraeli miraton ligjin radikal. Dënim me vdekje për palestinezët
31/03 10:15
Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04