Kancelari gjerman Friedrich Merz do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më 5 qershor, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Stefan Kornelius. Ky i fundit këtë të shtunë tha se është planifikuar që dy udhëheqësit të zhvillojnë një takim në Shtëpinë e Bardhë, pasuar nga një drekë e përbashkët e më pas një konferencë për media. Bisedimet në Uashington pritet të përqendrohen në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, përgjigjes së NATO-s ndaj kërcënimeve të jashtme në rritje. Udhëheqësit po ashtu pritet të bisedojnë për mosmarrëveshjet tregtare mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.