Dy dokumemte të tjera të klasifikuara që i takojnë Shtëpisë së Bardhë janë gjetur së fundmi në rezidencën e Donald Trump në Floridë. Njoftimi u bë të mërkurën nga ekipi ligjor i Trump, i cili kontrolloi katër objekte në pronësi të ish-presidentit. Një gjykatës federal u kishte kërkuar avokatëve të zotit Trump, të kërkonin për materiale të tjera të klasifikuara, që mund të ishin ende në posedim të tij. Dokumentet u gjetën në një dhomë që përdoret për magazinim.