Nga Uashingtoni udhëtoi drejt Shqipërisë zyrtari i lartë amerikan, Mark Tervakoski, i cili solli me vete mesazhin e administratës Trump sa i takon luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të narkotikëve. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Tervakoski u takua me presidentin e republikës, Bajram Begaj, kreun e SPAK, Klodian Brahon, kreun Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, ministren Albana Koçiun dhe një sërë funksionarësh të tjerë.