Top News – Trump jep detajet e ‘Golden Dome’ / Mburoja raketore globale që kushton miliarda dollarë
21/05/2025 11:48

Presidenti Donald Trump ka paraqitur detaje të reja të planit të tij ambicioz për një sistem mbrojtës raketor të quajtur "Kupola e Artë" me vlerë shumë miliardë dollarë për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga sulmet e huaja, duke thënë se duhet të përfundojë para se ai të largohet nga detyra. "Do ta përfundojmë brenda tre vjetësh," u tha Trump gazetarëve ndërsa detajonte planin në Zyrën Ovale të martën. "Pasi të ndërtohet plotësisht, Kupola e Artë do të jetë e aftë të kapë raketat edhe nëse ato lëshohen nga ana tjetër e botës." Kontraktorë të profilit të lartë të mbrojtjes dhe kompani teknologjike, përfshirë SpaceX të Elon Musk, tashmë po konkurrojnë për kontratën e ndërtimit të mburojës, duke i bërë propozime direkt Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth. Por ekspertët kanë shprehur gjithashtu skepticizëm në lidhje me afatin kohor dhe koston e paraqitur nga Shtëpia e Bardhë, apo edhe fizibilitetin e një projekti të tillë. Administrata amerikane ka mbetur e paqartë në lidhje me planet e saj për zhvillimin e mburojës raketore, e cila frymëzohet nga Iron Dome, ose kupola e hekurt e Izraelit. Ndërsa ende nuk është e qartë se si do të duket saktësisht e ashtuquajtura Kupola e Artë, ka dallime të konsiderueshme në fushëveprim dhe shkallë, me mburojën e Izraelit. Kupola e Hekurt mbron në mënyrë selektive zonat e populluara nga kërcënimet me rreze të shkurtër veprimi në një vend me madhësinë e Neë Jersey-t; Trump dëshiron një sistem mbrojtës nga raketat që vijnë nga hapësira dhe nga raketat e përparuara balistike dhe hipersonike, të aftë për të mbrojtur një vend rreth 450 herë më të madh se Izraeli. Projekti do të kushtojë rreth 175 miliardë dollarë, tha Trump, dhe do të drejtohet nga Gjenerali Michael A. Guetlein, zëvendësshef i operacioneve hapësinore në Forcën Hapësinore të Shteteve të Bashkuara. Trump tha se edhe kanadaja ka shprehur interes për tu përfshirë në projekt dhe për tu mbrojtur nga Kupola e Artë.

Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58