Top News – Trump: Ikni të gjithë nga Teherani! U kërkon banorëve të largohen, çfarë do të vijë?
17/06/2025 12:14

Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes rrjeteve sociale, u bëri thirrje banorëve të Teheranit që të largohen menjëherë nga qyteti. “Irani duhej ta kishte nënshkruar ‘marrëveshjen’. U thashë ta nënshkruanin. Sa turp dhe sa humbje jetësh njerëzore. Thënë thjesht: Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore. E kam thënë vazhdimisht”, shkroi Trump në Truth Social. “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”. Ushtria izraelite, më herët, lëshoi një njoftim duke u bërë thirrje banorëve të një qarku të Teheranit që të evakuohen. Paralajmërimet vijnë në një kohë kur Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj Iranit, të cilat thotë se synojnë të shkatërrojnë objektet bërthamore të Republikës Islamike. Trump u largua më shpejt nga samiti i G7-ës në Kanada dhe u tha gazetarëve: “Sapo të largohem, ne do të bëjmë diçka. Por, më duhet të largohem”. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se, duke pasur parasysh qëllimin për të arritur një armëpushim në Lindjen e Mesme, largimi i Trumpit nga samiti i G7-ës është një zhvillim pozitiv, duke theksuar se amerikanët janë ofruar të takohen me iranianët. “Nëse Shtetet e Bashkuara arrijnë të sigurojnë një armëpushim, kjo është një gjë shumë e mirë", u tha Macron gazetarëve. Por, më vonë Trump iu përgjigj kësaj deklarate të Macronit, duke thënë se udhëheqësi francez gabimisht tha se ishte larguar nga samiti për të punuar për një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit. "Gabim! Ai nuk ka idenë pse po kthehem tani në Uashington, por me siguri nuk ka të bëjë fare me një armëpushim. Është diçka shumë më e madhe se kaq. Qoftë qëllimisht apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon", shkroi Trump në Truth Social. Janë ngritur në fakt shumë pikëpyetje rreth përfshirjes së mundshme të SHBA-së në sulmet ndaj Iranit që nga vala e parë e bombardimeve të kryera nga Izraeli më 13 qershor. Presidenti amerikan ka përsëritur disa herë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të përfshira në sulmet fillestare dhe ka refuzuar të deklarojë nëse do të marrin pjesë në të ardhmen. I pyetur se çfarë do të duhej të ndodhte që SHBA-ja të përfshihej ushtarakisht në konflikt, Trump tha: “Nuk dua të flas për këtë”. Izraeli ka shënjestruar disa objekte të programit bërthamor iranian, por nuk ka arritur ta shkatërrojë objektin për pasurimin e uraniumit në Fordou, i cili ndodhet thellë nën tokë, rreth 200 kilometra në jug të Teheranit. Sipas ekspertëve ushtarakë, që kanë folur për mediat amerikane, për ta eliminuar këtë objekt, Izraelit do t’i nevojitej një bombë amerikane që shpon bunkerët, e cila mund të transportohet vetëm nga bombarduesi amerikan B-2, që është i pajisur me teknologji për shmangie të radarëve.

Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04
Top News – Bizneset presin paqen fiskale. Tatimet: Stoku i borxhit u rrit me gati 20 % në 2025
01/04 14:42
Top News- Shqipëria 17 vjet në NATO/ Begaj: Aleanca, garante e paqes dhe sigurisë
01/04 14:38
Top Channel/ Kumbaro i përgjigjet Spiropalit: Sloganet e dëshirat nuk mjaftojnë
01/04 14:33
Top News- Kultivuan kanabis/ Arrestohen 3 anëtarë të një familjeje në Malësi të Madhe
01/04 14:22